Një rrugë në Kosovë do të quhet Sllobodan Millosheviç?

Gradimir Mikic, kryetar i Komunës së Ranillugut në Kosovë, përveçse ofendoi nënat e Gjakovës – njësoj si bashkëkombësi i tij Aleksander Jabllanovic, tani është përfshirë në një skandal tjetër të madh.

Ai ka vendosur ta emërojë një rrugë në Ranillug me emrin e diktatorit serb, Sllobodan Milloshevic, i cili është cilësuar si "Kasapi i Ballkanit" dhe që është përgjegjës për mijëra vrasje të kryera në Kosovë, Bosnjë, Kroaci…

Gazeta Express ka arritur të sigurojë disa foto, ku shihen pllakat e emrave të rrugëve.

Fotoja është realizuar në zyrat e Komunës së Ranillugut nga një diplomat ndërkombëtar.

Rrugë me emrin e diktatorit Milloveshiç nuk ka as në Serbi, pasi pushteti i atjeshëm nuk e toleron një gjë të tillë.

Por, kjo duket se do të tolerohet në Kosovë.

SHKARKO APP