Një shqiptare shpallet kampione e Matematikës në Zvicër

Katërmbëdhjetë vjeçarja, Dorea Robelli, është shpallur kampione e kantonit të Zyrihut në garën e Matematikës. Lajmin për kampionen nga Kosova e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku

Ajo ka shtuar që sukseset e shqiptarëve nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.
“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” ka shtuar Çitaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorea

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?