Një tjetër politikan shqiptar shpallet “Non-Grata”
Në listën e zezë të SHBA-së është përfshirë një tjetër politikan shqiptar.
Një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për asamblist në Gjilan, Tahir Dalipin, sipas “Gazeta Express”, SHBA e cilëson si “një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor”.
I kontaktuar nga Express, Dalipi thotë se s’ka marrë asnjëherë ndonjë shpjegim të saktë se pse është pjesë e kësaj liste, por beson se lidhet me aktivitetin e tij si anëtar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Presheve, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB).