Një tjetër rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 126 numri i të infektuarve
dhe një tjetër person ka rezultuar pozitiv për koronavirusin në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kështu numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP ka njoftuar se do të studiohen të gjitha kontaktet dhe më pas do të testohen.
Njoftimi:
“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.”