Një tjetër shtet njeh Republikën e Kosovës, Presidenti Thaçi: Rezultat i punës së vështirë dhe lobimit të kongresistit Engel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Twitter.

Më tej, presidenti falënderon kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.
Thaçi thotë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. “Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi.

SHKARKO APP