Një tjetër shtet tërhiqet nga njohja e pavarësisë, qeveria e Kosovës asnjë reagim

Burundi tërhoqi zyrtarisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës, kjo “falë” Serbisë, e cila po lobon pareshtur në këtë drejtim. Përkundër se vendit ju hoq një njohje, zyrtarët e lartë të Kosovës nuk patën kohë të merren me këtë çështje, pasi më e rëndësishme, për ta, del të jetë shkarkim/ngarkimi i ministrave, e çështje tjera dytësore.

Teksa qytetarët e Kosovës shohin shteti fqinjë, Serbinë, i cili tashme ka nisur festën për arritjen që diplomacia e shtetit të saj po vazhdon të korrë në këtë drejtim, Kosova ka vendosur të heshtë, e të mos e thotë as edhe një fjalë se çfarë po ndodhë, shkruan lajmi.net.

Kur ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli u pyet nga mediat nëse ishte e vërtetë ky fakt se nëse ishte njoftuar ministria e tij për këtë tërheqje të njohjes, ai fatkeqësisht thotë se nuk është në dijeni. Po ashtu, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitëe, ku ishte njohur edhe me vendimin. Shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, pa Burundin, janë 115.

SHKARKO APP