Një tjetër zyrtar brenda Vetëvendosjes i infektuar, kryekomunari i Mitrovicës rezulton me COVID-19
Kosova E Martë, 1 Dhjetor 2020 21:41
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është infektuar me COVID-19.
Ka qenë vet Bahtiri që ka bërë të ditur lajmin.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë,
Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv.
Shihemi së shpejti.”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës.