Një video që Isa Mustafa nuk do të donte ta shihte kurrë (VIDEO)
Kryeministri i tanishëm i vendit Isa Mustafa kishte bërë deklarata të fuqishme kundër koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës që drejtohet nga Hashim Thaçi.
Mustafa kishte akuzuar për gjithçka Partinë Demokratike të Kosovës duke thënë se hyrja e LDK’së në koalicion do të thoshte që ky subjekt të ishte vetëm vëzhgues pasiv.
Deklaratat e Isa Mustafës janë bërë muaj më parë kur LDK ishte pjesë Bllokut. Por kjo video po qarkullon ende dhe është bërë hit në internet.