Njëri kryeministër tjetra kryeparlamentare, Kurti dhe Osmani vizitën e parë zyrtare në Shqipëri
Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njësoi si kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.
Pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, kryeparlamentarja Osmani tha për media se mori urime të përzemërta të përcjella nga Presidenti e kryeministri dhe kuvendi i Shqipërisë.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, tha Osmani.
Ajo falënderoi ambasadorin dhe tha se do t’i japin përkrahje të fortë, ndërsa bëri të ditur se vizitën e parë jashtë shteti do ta realizojë në Shqipëri.
Ndër të tjerash ambasadori i Shqipërisë foli për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor.
“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, tha ambasadori Minxhozi, raporton Express
Dje ndërkaq pas takimit me Minxhozin se takimin e parë zyrtar do të bëjë në Shqipëri ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.
Osmani në anën tjetër sot do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e mediave të akredituara në Kuvend