Njihuni me fermerin që fiton më shumë se qeveritarët e Kosovësf

Imri Pestisha, një fermer nga Kosova me punën e tij në fermë arrin të sigurojë të ardhura më të mëdha se shumë qeveritarë të Kosovës. Ai ka deklaruar për një media kosovare se në fermën e tij ka mbi 20 krerë lopë nga të cilat arrin të fitojë në muaj një shumë prej 1.700 euro.

Ai i është përkushtuar plotësisht punës së tij në fermë për këtë arsye punon aty rreth 10 orë në ditë.

“Puna që bëj më qetëson nervat dhe ndonjëherë fitoj më shumë se presidentja, kryeparlamentari e kryetari i komunës”, deklaron fermeri.

Ai jeton në fshatin Sinidoll të Prishtinës dhe thotë që kujdeset që asgjë të mos i shkojë dëm, duke nxjerrë fitime nga gjithçka e duke mos blerë asgjë të cilën mund ta prodhojë vetë.

Fermeri deklaron se të gjitha këto arrin t’i bëjë vetë dhe se subvencionet që shteti jep janë shumë të vogla krahasuar me shtetet fqinje. Ai ka punuar fort për biznesin e tij dhe ka arritur ta ngrejë atë në nivele kaq të larta saqë nëse do të dojë ta shesë atë do të fitojë një shumë prej 50 mijë eurosh.

Rruga që ka zgjedhur Imri Pestisha është një mënyrë mjaft e mirë për të jetuar në Kosovë e për të siguruar të ardhura të kënaqshme.

SHKARKO APP