Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit me kreun e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë për të përshpejtuar integrimin në BE. Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Evropian.

“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Vuçiç.

Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiç kanë qenë marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm” , ka thënë Vuçiç.

SHKARKO APP