‘’Njohje reciproke’’, zbardhet pika 10 e letrës që iu vendos para Vuçiçit në tryezën e Uashingtonit
Zbardhet pika 10 e letrës prej 16 pikash që Vuçiçit iu vendos përpara në tryezën e Uashingtonit si pjesë e marrëveshjeve të dialogut Kosovë- Serbi.
Pikërisht pika 10 ishte ajo që ndezi edhe takimin, të paktën mediatikisht, e cila përmban edhe detyrimin për njohje reciproke mes dy vendeve.
Por jo vetëm kaq, kjo pikë përtej njohjes detyron dy vendet që të përkushtohen për mbrojtjen e pakicave etnike, zgjidhjen e statusit të individëve dhe hapjen e zyrave për mbrojtjen e tyre si dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave.
Thuhet se në letër ishin edhe marrëveshje ekonomike miliona euroshe por që për SHBA firma duhet të ishte për të gjitha.
“Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”- shkruhet në letër sipas mediave serbe.
Por ndërkohë do të ketë dhe një takim këtë pasdite (me orën lokale të Uashingtonit), ndërkohë që Vuçiç nuk ka vendosur ende nëse do ta pranojë apo do të tërhiqet.