”Nuk di me kë të bisedoj në Kosovë”, Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me një batutë të këtij të fundit për hapjen e kufirit duke thënë se në Kosovë nuk di me kë të bisedojë.
Kurti tha se është ai ende kryeministër në detyrë dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë. Madje ai thotë se ka biseduar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin pikërisht për këtë çështe.
“Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar që sapo të krijohen sado pak kushtet të bëjmë këtë hapje të kufirit, por duhet ta dini që vendimet tona, masat tona nuk janë politike e as demokratike, sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike”.
“Unë jam kryeministër në detyrë dhe për këtë nuk kam dilema, kush ka dilema duhet të pyeten ata, nuk duhet të pyetem unë. Dje kam takuar Ambasadori e Shqipërisë, Qemal Minxhozi kemi diskutuar për shumë çështje duke përfshirë edhe atë të kufirit”, u shpreh Kurti.