Nuk është rezidencë, por vila e një politikani

Në Shqipëri politikanë shquhen për vila, apo edhe për pasuri të paluajtshme që i kanë vënë falë karrierës së tyre politike.  

Edhe  në Kosovë, politikanët nuk mbeten pas sa i përket vilave.

Godina në foto, nga pamja e jashtme ngjan me një rezidencë luksoze, por në fakt është një shtëpi private nën pronësinë e deputetit milioner Ramiz Kelmendit.

Nga pasuria e tij e deklaruar ai ka bërë të ditur tashmë se sa i pasur është, por gjithçka që ai ka e tregon kjo shtëpi luksoze.

Gjatë fundjavës  është kjo shtëpi ku ai e gjen rehatinë dhe qetësinë, pasi është parë shpesh në oborrin e kësaj rezidence.

Në Kosovën e varfër me popullsi mesatarisht të varfër, janë politikanët ata që gëzojnë një jetë të tillë.

SHKARKO APP