Nuk iu lejua hyrja në Serbi, reagon deputeti kosovar: Fytyra e vërtetë në Ditën Europiane

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka publikuar letrën me anë të së cilës atij së bashku me dy deputetet, Vjosa Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra, nuk i është lejuar pjesëmarrja në një konferencë në Serbi. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ilir Deda tha se Ditën Evropës, Serbia ka treguar fytyrën antievropiane.

Ai ka thënë se këto veprime janë në kundërshtim me deklaratën për normalizim të raportove mes dy vendeve. Letra për mospjesëmarrjen në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, është dërguar nga sekretari i Kuvendit të Serbisë, Snadan Smiljaniç
1_1525863191-669486
REAGIMI I DEDES
Ja letra e drejtuar mua, Vjosa R. Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra e anulimit të pjesëmarrjes në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit” të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd. Në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP