Nuk iu pranua azili në vendet e BE, mbi 35 mijë shtetas të kthyer në Kosovë

Shumë kosovarë që emigruan ilegalisht për në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2014 dhe 2015, janë kthyer mbi 35 000 persona, përveç një numri të vogël që kanë arritur të mbesin, e të cilët tek tani janë duke kërkuar azil ose leje qëndrimi të përkohshëm deri në një status të ardhshëm në vendet përkatëse.

Emigrimi ilegal i kosovarëve, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dy vitet e fundit është ndaluar thuajse plotësisht, për shkak se Hungaria i ka mbyllur plotësisht korridoret të cilat shfrytëzoheshin nga emigrantët dhe refugjatët.

Sipas statistikave në vitin 2015 janë riatdhesuar 18 789 kosovarë, në vitin 2016 janë riatdhesuar 13 030 persona. Ndërkaq Janar-Shtator 2017 janë riatdhesuar 4 179 persona. Gjithsej nga viti 2015 deri në shtator të këtij viti 2017 janë riatdhesuar 35998 persona, 90 për qind e këtij numri të riatdhesuar janë persona që gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishin migruar në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet rrugëve ilegale.

SHKARKO APP