“Nuk ju njohim si shtet”, Vuçiç i drejtohet Kurtit: Reciprocitet s’mund të ketë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit  lidhur me Serbinë dhe dialogun.

Vuçiç thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe fletë pa përgjegjësi”.

Teksa ka folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiç thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë.

Megjithatë potendon se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçiç e sheh si lajme të mira, sepse sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Është mirë që po e konsideron heqjen e taksës, do të ishte mirë të bisedonim në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij vendime të tilla janë të pritshme, pasi që Kurti dëshiron avancimin e pozicionit të tij si politikan.

“Kjo është diçka që pritet, Kurti është duke përparuar në pozitën e tij politike në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiç.

Sa i përket mundësisë së uljes në tavolinën e negociatave me Kurtin, Vuçiç ka thënë se nuk përcakton Beogradi se me kë ulet në tavolinë, pasi që populli në Kosovë zgjedh përfaqësuesit e tyre.

Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiç thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë.

Në fund kreu i shtetit serb ka folur edhe për situatën e sigurisë. Vuçiç thotë se është i lumtur që në 8 vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident apo konflikt në baza nacionale./Express/

Vučić: Gospodine Kurti, stvari nisu tako jednostavne

SHKARKO APP