“Nuk ka interes të takojë Presidentin”, arsyet pse Kurti nuk shkoi në takimin e thirrur nga Thaçi
Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Alibin Kurti nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti hashim Thaçi. Mësohet se Kurti nuk i është përgjigjur ftesës, ndërsa bëhet e ditur se Kurti është takuar me krerët e partive politike.
Lëvizja Vetëvendosje ka treguar arsyet pse Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit.
“Kryeministri Kurti ka deklaruar arsyet e mospjesëmarrjes në takimin me presidentin: e para ishte për faktin se sot pati deklarimin e saj në Kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe e dyta sot presidenti ka takuar krerët e partive politike. Në këtë linjë ai ka deklaruar që si kryetar i VV nuk as interes as gatishmëri ta takojë presidentin, ndërkaq si kryeministër e ka obligim dhe këtë do ta të bëjë në një moment tjetër”, njoftoi zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Para disa ditësh, kryeministri Kurti kishte kërkuar ta takohej me presidentin Thaçi, që të koordinohen për politikën e jashtme, mirëpo Thaçi nuk i kishte shkuar në takim.