Nuk ka viza as në 2017-n, politika ia lë fajin BE

Kosova mund të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave edhe pas ratifikimit të Demarkacionit. Kështu tha Ulrike Lunaçek, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, ditë më parë në Kosovë.

E për këtë gjendje në Kosovë, analistët politikë, pos institucioneve dhe politikanëve, fajin ia lënë edhe Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës mund të mos lëvizin lirshëm as vitin që vjen. Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet tash e 6 vjet, mund të mos finalizohet as më 2017, shkruan gazeta “Zëri”.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa Qeveria aktuale vazhdon të qeverisë.

E përderisa përfaqësues të Qeverisë kanë thënë se demarkacioni është kusht i pakontestueshëm për liberalizim, para pak ditësh nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka paralajmëruar edhe një herë Kosovën se edhe pas ratifikimit të Demarkacionit mund të mos ketë viza. E fajin për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova aktualisht, analistët politikë, pos institucioneve, ia lënë edhe BE-së.

SHKARKO APP