Nuk kishte lindur ende kur humbi të atin, vajza e Astrit Deharit përlot në homazh

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është përkujtuar ditën e sotme pas vdekjes së tij dy vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Vdekja e tij shkaktoi polemika dhe protesta të gjata në Kosovë, ndërsa ende nuk janë qartësuar rrethanat në të cilat ai humbi jetën.

Sot në përkujtimin e aktivistit e pranishme ka qenë vajza e të ndjerit, Arsa e cila në kohën kur i ati humbi jetën nuk kishte lindur ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo nuk i ka mbushur akoma dy vite por ka qenë sot pranë varrit të të atit dhe i ka lënë një tufë lule.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotoja e Arsës po qarkullon në rrjetet sociale.

Homazhe pranë varrit të Deharit kanë bërë edhe aktivistë të shumtë si dhe liderë të Lëvizjes Vetëvendosje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?