Nuk mori votat për të qenë kryetarja e Kuvendit, Gërvalla: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Kuvendi i Kosovës dështoi sot të votonte për kryetare të kuvendit Donika Gërvallën, kjo e fundit ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me fjalë poetësh. Në një postim në Facebook, kryediplomatja e Kosovës në detyrë shkruan se kush u mundua për nder, nder ka gjetë.

“E thënë me fjalët e poetit: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Ajo ishte e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me të cilën është partia Guxo, kryesuese e së cilës është edhe vetë Gërvalla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit u propozua për kryetare e të re të Kuvendit pasi Albulena Haxhiu dështoi të merr votat e nevojshme, për herë të shtatë me votim të hapur, e para kjo pas vendimit të Kushtetueses ku kërkohet që votimi të jetë i hapur dhe që partia e parë të nominojë një kandidat të njëjtë vetëm tri herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja e VV-së Shqipe Mehmeti Selimi nuk ka marrë pjesë në votimin për Gërvallën, por ajo sqaroi më herët se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me motive partiake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?