“Nuk vëmë gisht në kufijtë e Ballkanit”, Maas: S’ka pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper”

Gjermania ashtu si në të shkuarën edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kundërshtojë idetë për ndryshim të kufijve të Ballkanit. Kështu është shprehur kryediplomati gjerman, Heiko Maas gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai ka thënë se “Non-paper”-i, për ndryshim të kufijve ballkanik nuk është i vërtetë. Ajo është diçka që nuk duhet të merremi me të më shumë.

“Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper”. Nëse ka zëra për këtë, atëherë ato janë fake news. Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor, është ajo, se ne nuk vëmë gisht në kufijtë ballkanik. Çdo ndryshim i kufijve, kudo qoftë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë”, tha Maas.

SHKARKO APP