Numërohen 17.23% e votave në Prishtinë: Vitia 41.98%, Rama 31.49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 17.23 për qind të kutive të votimit në kryeqytet. Rezultatet nga 41 vendvotime tregojnë për një epërsi për Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje me 41.98 për qind ose 5619 vota.

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 31.49 për qind ose 4215 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.55 për qind ose 2617 vota.

Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.01 për qind ose 671 vota. Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.69 për qind ose 226 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.17 për qind ose 23 dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.10 për qind ose 13 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?