Numërohen 35 % e votave totale, kryeson LDK

KQZ ka publikuar rezultate paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, kur janë numëruar rreth 35% e kutive dhe sipas shifrave, zgjedhjet deri më tani i kryeson Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deri më tani janë numëruar rreth 35për qind e votave të zgjedhjeve parlamentar në Kosovë. Nga numërimi i deritanishëm i votave prijnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Por duke parë rezultatet e para, në Kosovë kanë filluar të diskutohen edhe skenarët e mundshëm për koalicionin e qeverisë së re. “Koalicioni më i mundshëm, nëse do të fiton VV-ja, të del subjekti i parë politik, do të jetë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por nëse del LDK-ja e para, koalicioni do të jetë LDK-PDK ose varianti tjetër LDK-AAK, PSD, NISMA dhe AKR për t’i lënë në opozitë Vetëvendosjen dhe PDK-në”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

https://www.facebook.com/sharer.php?u=https%3A%2F%2Frezultatet2019.org

SHKARKO APP