Nurellari: Albin Kurti e ka të vështirë që të jetojë përmes instrumenteve demokratikë
Në një intervistë për Ora News, Adri Nurellari, këshilltar i Kadri Veselit, u shpreh se partitë në Kosovë kanë vendosur që të mos kishte zgjedhje të parakohshme.
Nurellari tha se kryeministri në largim e ka të vështirë që të jetojë përmes instrumenteve demokratikë që kërkojë bashkëpunim dhe pushteti është i kufizuar nga Kushtetuta, të cilën Kurti e ka shkelur disa herë.
Nurellari: Qeveria Kurti nuk është më legjitime dhe i është dhënë mundësia e dytë për të formuar një qeveri, por Vetëvendosja e ka refuzuar një mundësi të tillë. Të gjitha partitë vendosën që të mos kishte zgjedhje të parakohshme. Presidenti Thaçi propozoi një koalicion të ri që ka ofruar mjaftueshëm vota dhe ua ka dhënë atyre mandatin që ta formojnë qeverinë, e cila ka mjaftueshëm vota në Kuvend.
Kryeministri në largim e ka të vështirë që të jetojë përmes instrumenteve demokratikë që kërkojë bashkëpunim dhe pushteti është i kufizuar nga Kushtetuta, të cilën Kurti e ka shkelur disa herë. Pushtetet janë të ndara dhe po ashtu Kurtin e kemi parë që i ka përjashtuar të gjitha zërat ndryshe në parti. E shoh që ai e ka të vështirë që të ndajë pushtetin. Me një veprim ilegjitim ai shkarkoi ministrin e Brendshëm, numrin 2 të partnerit qeverisës me një justifikim qesharak.