Nurellari: Kosova nuk i ka tabu zgjedhjet e parakohshme si Shqipëria

Në Kosovë nuk janë tabu zgjedhjet e parakohshme, siç ndodh në Shqipëri. Kështu tha analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit Adri Nurellari. Në studion e lajmeve të Ora News Nurellari u shpreh se sa më shumë të zgjedhë qytetari aq më mirë është për demokracinë.

Nurellari: PDK e gjykoi të arsyeshme ta mbështeste mocionin e opozitës si një mënyrë për të rilidhur veten dhe qeverisjen me votuesin. Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk është tabu çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, biles sa më shpesh zgjedhje, sa më shpesh të vendosë qytetari aq më mirë është për demokracinë dhe i jepet mundësia qytetarit të vlerësojë dhe gjykojë që njëra apo tjetra parti meriton mbështetjen apo jo.

Duke folur për koalicionin mes PDK dhe LDK, i cili tashmë është prishur, Nurellari tha se ishin dështime të njëpasnjëshme të Mustafës, që e detyruan PDK që të mbështesë mocionin. Ai tha se SHBA dhe BE ka kërkuar që qeveria të riformatohej, por LDK nuk ka pranuar, ndërsa PDK i bëri ndryshimet e saj.  Ai tha se manovrat e PDK nuk janë për pushtet.

Nurellari: Ishin një mori dështimesh njëra pas tjetrës, u krijua një lloj ndjenjë pakënaqësie në publik edhe kundrejt partnerëve të cilët donin një stabilteti politik, kur panë që proceset nuk po coheshin përpara, psh një ndër mesazhet që kanë ardhur nga BE dhe SHBA ka qenë  nevoja për riformatimin e qeverisë. PDK për ti dhënë energji riformatoi atë pjesë të saj të qeverisë, duke futur dy ministre gra, duke ndryshuar disa ministra, pra e bëri ndryshimin e saj. Ndërsa LDK nuk ndryshoi asnjë ministër, pra tregoi një mungesë vullneti për të sjellë ndryshimin që kërkonin qytetarët dhe për të shtyre proceset përpara. Kjo nuk është manovër për pushtet, sepse PDK prap me këtë ujdi të re që ka bërë koalicion parazgjedhor prap nuk e merr kryeministrin. Pra nuk po e bën këtë veprim për të ndryshuar kryeministrin, por sepse qytetarët kërkojnë ndryshim.

SHKARKO APP