Nurellari: Kurti një revolucionar i pagdhendshëm, kërkon që ta ketë gjithë pushtetin në dorën e tij
Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë, analisti Ardi Nurellari shprehet se ai u bë shkak i kësaj shkrirje.
Nëpërmjet një lidhje me Skype për RTV Ora, Nurellari thotë se Kurti krijoi shumë armiq pasi nuk donte që ta ndante pushtetin e tij, madje as me aleatët.
Nurellari: Kjo është një krizë në qiell të hapur për Kosovën. Nuk e mendonte njeri që zoti Kurti do të bënte të gjithë armiq në një kohë kaq të shkurtër sidomos me partnerët. Ishte e paimagjinueshme që kjo do të zgjaste kaq pak. Duket se ai ka mbetur një recolucionar i pagdhendshëm, kërkon që ta ketë të gjithë pushtetin në dorën e tij. Nuk ka dashur që të ndajë pushtetin me administratën dhe institucionet. Nuk do që të bashkëpunoj as me Presidentin e as me ligjet. U pa një revoltë nga popullsia për shkak të koalicionit LDK-VV. Ndaj Kurti u shreh se koalicioni u prish nga forca të jashtme. Ky ishte një dicorc mes dy forcave dhe shkak ishte Kurti pas nuk pranonte bashkëpunimin.
Ndërsa për sa i përket taksës së Kosovës vendosur ndaj Serbisë, Nurellari shprehet se Kurti nuk donte të ulej në dialog.
Ndaj ai e shtynte si të mundej vendimin për të tërhequr këtë taksë.
Nurellari: Çështja e taksës është periferike në krahasim me përhapjen e COVID-19. Për momentin nuk është shumë e rëndësishme. Për sa i përket taksës ishte një përpjekje e z. Kurtit për të qëndruar në dialog. Ka qenë për bllokimin e mallrave serbe. Erdhi dhe tha që do ta rrëonte taksën por i mbajti pjesërisht. Ai kishte frikë që të përfshihej në dialog. Nëse ai do të hiqte taksën do të ulej direkt në bisedim me Serbinë. Kurti i ka quajtur tradhtar të gjithë ata që dialogojnë me “armiku”. Kurti e dinte këtë gjë dhe nuk donte që të ulte figurën e tij politike. Ai enkas e acaroi këtë konflikt brenda partnerëve. Në mënyrë arrogante Kosova po ja prish këtë imazh ShBA-në, aleatin ndërkombëtar.