Nxënësit e Preshevës në protestë: “Duam abetaren tonë, duam librin shqip”

 

Ata nuk kërkojnë shumë, përveç se të mësojnë me tekste të gjuhës së tyre shqip. Janë të disa herë këto protesta të nxënësve dhe familjarëve të tyre, por deri më tani asnjë masë nuk është marrë. Është gjuha e tyre edhe pse jetojnë në Preshevë, në një vend me shumë probleme, me trazira, nxënësit protestojnë. Rrugët e qytetit të Preshevës sot ishin të mbushura me nxënës shqiptarë, të cilët kërkonin plotësimin e të drejtës së tyre elementare, që të mësojnë me abetare e libra shqip, e drejtë e cila u është mohuar nga institucionet e Serbisë. Të shpeshta kanë qenë rastet kur konfliktet kanë tejkaluar limimet dhe janë degraduar deri në dhunim të shqiptarëve të Preshevës.

Edhe pse politika në çdo vend, është për ti shërbyer popullit, në Serbi politika dhe autoritetet përkatëse serbe, i kanë bllokuar në terminalin doganor, tekstet shkollore shqip të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, për nxënësit shqiptarë.

Nuk është protestë e dhunshme, por paqësore e mbajtur në nxënës shqiptarë, të cilët kërkojnë të mësojnë me tekste të gjuhës shqipe. Ata kanë protestuar nën moton “Dua abetaren time, duam librin shqip”, duke kërkuar kështu që t’iu lejohej të mësonin me tekste të botuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Nxënësit gjithashtu mbanin në duar edhe parulla me mbishkrimet, “Gjuha jonë nuk është bombë, tirania juaj po”, “Serbi, ndal etnocidin në Luginë të Preshevës”, “Liri për librin shqip” etj.

Reagimi që vjen nga Kryeministri Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është se ai pak ditë më pare me ndihmën e  kryetarit të Këshillit Kombëtar të Luginës, Januz Muslit, ka ndalur librat e ku është shprehur se në librat që flasin për Adem Jasharin dhe UÇK-në nuk mund të mësojnë nxënësit në Serbi.

R.Shtylla

SHKARKO APP