Oficerja shqiptare në ushtrinë serbe: Si luftova kundër vendit tim (VIDEO)

E çuditshme por është e vërtetë, një shqiptare del në televizionin serb dhe rrëfen publikisht, se ka për nder që i kam shërbyer ushtrisë serbe dhe asaj jugosllave.

Hatixhe Berisha, e cila është kuadër i lartë në ushtrinë serbe dhe me origjinë është nga Klina e Kosovës. Rrjeti televiziv NIN, i cili është një network i madh në të gjithë shtetet ish-jugosllave i ka dedikuar një emission të posaçëm, që e titullon “kosovska devojka”.

Hatixhja një ish-oficere jugosllave tani pedagoge në akademinë ushtarake serbe rrëfen për dashurinë e familjes nga Kosova për uniformën ushtarake të ushtrisë serbe dhe “patriotizmin e vëllezërve të saj që luftuan për liri dhe vdiqën me nder në mbrojtje të kufirit serbo-shqiptar”. Në reportazhin e publikuar, e motra e Hatixhes thotë: Jem krenare që vëllai jonë Adem Berisha ra dëshmor në kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë në mbrojtje të Jugosllavisë!

Aktualisht ka mbi 100 oficerë shqiptare që shërbejnë në armatën serbe, pjesa dërrmuese djem e vajza nga Kosova, në mesin e tyre 6 oficerë të lartë, ku pesë prej tyre janë majorë dhe një nënkolonelë. I atri i Hatixhes ka qenë ushtar në Luftën e Parë Botërore për Mbretërinë Serbe dhe më pas vëllezërit për armatën jugosllave.

Hatixhja tregon se në luftën e Kosovës, ata nuk pranuan thirrjen e UÇK-së për luftëtarë dhe e quan si një veprim të drejtë.

“UÇK-ja ishte në kërkim për fëmijët meshkuj, babai Halil nuk u ka dhënë atyre. Kjo familje e Klinës ka ndjekur parimet e tij, njerëz të ndershëm, kozmopolit. Edukimi gjithmonë për të mbrojtur vendin e tyre, t’i kushtojë shtrenjtë. Vëllai më i ri Izet, si një oficer i JNA u vra në vitin 1991 në Vukovar. Një vëlla tjetër vrarë në vitin 1999. Motra, atëherë togere më tha se, ky lajm është marrë ndersa isha duke mbrojtur kufirin jugosllav-shqiptar”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HZzuCZPagOo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP