OKB: Taksa po rrit tensionet mes Serbisë dhe Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është shprehur i shqetësuar për tensionet në rritje në mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të të dyja vendeve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që mund të përkeqësonin edhe më tej situatën, shkruan N1.

Gueterres theksoi se i gjithë ky tensionim situate ndodhi për shkak të vendimit të Prishtinës për të rritur taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky të cilin deri më tani Prishtina nuk ka pranuar ta pezullojë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga SHBA-të dhe BE-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë të rriten dhe të kenë ndikim negativ në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Guterres.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkoi nga liderët e të dyja vendeve “që të përdorin kokën e ftohtë në kërkim të progresit për dialogun”. Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në Interpol.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?