”Open Balkan”, Kusari-Lila: E dëmshme, nuk bisedojmë me Ramën
”Open Balkan” është një nismë e dëmshme, pasi Serbia është bosht i inciativës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sipas të cilës të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre.
“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans”, shprehet Kusari-Lila.
Po ashtu ajo thekson se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk bisedojnë për këtë temë. Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur në mënyrë të njëanshme me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm.
Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.