Operacioni me Europol – Në pranga 6 shqiptarë të Kosovës dhe 2 serb për trafik klandestinësh
Policia e Kosovës në bashkëveprim të ngushtë me policitë e Hungarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë dhe në përkrahje të EUROPOL-it, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, ka arrestuar tetë persona, nën dyshimin e bazuar për ‘krim të organizuar-kontrabandim me migrantë’.
Ky grup kriminal kontrabandonte migrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia. Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi.
Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro. Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus.
Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27 tetor Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses.
Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze.
Policia njofton se janë arrestuar këta persona:
L. H. lindur me 1966 m/sh/k
R. H. lindur me 1970 m/sh/k
F. H. lindur me 1974 m/sh/k
L. H. lindur me 1999 m/sh/k ·
S. K. lindur me 1969 m/sh/k ·
A. P. lindur me 1957 m/sh/k ·
V. R. lindur me 1975 m/s/Serbisë ·
E. A. lindur me 1961 m/s/Serbisë
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
4 (katër) vetura
12 (dymbëdhjetë) telefona celularë
6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh,
1 (një) revole,
2 (dy) granata dore
82 (tetëdhjetë e dy) fishekë
1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë
Policia e Kosovës me 10 nëntor ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit./Kosova Press/