Opozita hedh gaz lotsjellës, arrestohet deputeti i AAK

Ka zgjatur vetëm dy orë normaliteti në sallën e Kuvendit të Kosovës, më pas opozita ka hedhur sërish gazlotsjellës, duke penguar votimin për Presidentin e Kosovës.

Gaz lotsjellës u hodh për të kundërshtuar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj procesit për zgjedhjen e Thaçit president i Kosovës.

Gazi u hodh në kohën kur Sabri Hamiti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po u drejtohej ligjvënësve.

Ndërkohë policia arrestoi një prej deputetëve që hodhën gazin.

Ora 14:50 Arrestohet deputeti Bali Muharremaj

Deputeti i AAK-së, Bali Muharrmaj ka thënë se është ai që ka hedhur  gazit lotsjellës dhe jo Teuta Haxhiu siç ishte raportuar më parë. Muharremaj është arrestuar nga policia.

Ora 14:40 Gazi u hodh nga dy deputetë të AAK-së

Gazin lotsjellës në kuvend e kanë hedhur deputetët e AAK –së Bali Muharremaj dhe deputeti Faton Topalli.

Ora 14:10 Hidhet gaz lotsjellës në seancën për zgjedhjen e presidentit

SHKARKO APP