Opozita, Jahjagës: Lironi të burgosurit politikë!

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi një takim sot me kryetarët e partive opozitare, Visar Ymerin e Vetëvendosjes, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatimr Limajn e Nismës.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas takimit tha se e njohëm Presidenten Jahjga me kërkesat e tona tashmë të njohura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po ashtu, kërkuam edhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Pa u liruar të gjithë të burgosurit politikë dhe pa u tërhequr marrëveshjet nuk ka stabilitet në vend”, theksoi Ymeri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i VV-së, Ymeri u shpreh se “marrëveshjet për të cilat po flasim kanë të bëjnë me politikë të jashtme, kompetencë që i takon presidentes me kushtetutë. Kësisoj presim prej saj që të ndërmarrë masa”.

Kurse Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se me anulimin e marrëveshjeve kërkohet edhe anulimi i koncesioneve në dëm të Kosovës. “Kërkojmë anulim të marrëveshjeve, nëse jo kërkojmë referendum e nëse jo shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

Liderët e opozitës i dorëzuan presidentes Atifete Jahjaga dy kërkesa me shkrim, një për kërkesat e tyre për tërheqjen e marrëveshjeve, dhe tjetra për lirimin e deputetëve, që po mbahen në burg.

Ky takim është në kuadër të angazhimeve të Jahjagës për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?