Opozita kosovare anulon protestën e parashikuar

Në Kosovë, opozita anuloi protestën e paralajmëruar për sot, pas vendimit të kryeministrit Isa Mustafa për të shkarkuar ministrin për kthim dhe komunitete, Aleksandër Jablanoviç, i cili  nxiti reagime duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti më 6 janar

Shkarkimi i tij u kërkua në protesta të shumta në Kosovë, të cilat kulmuan me protestat e javës së kaluar në Prishtinë, që lanë pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Ministri Jablanoviç, u shpreh i dëshpëruar me shkarkimin që sipas tij, u bë nën trysninë e lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa paralajmëroi se partia e tij, Lista serbe, do të shqyrtojë pozicionin e saj pas këtij vendimi.

Shkarkimi i tij ishte njëra nga arsyet që nxitën protesta në të cilat është kërkuar edhe sqarimi i fatit të kompleksit të minierave Trepça. Por, vëzhguesit pohojnë se këto dy kërkesa ishin vetëm preteksti për reagime ndaj gjendjes së përgjithshme në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?