Opozita kosovare qëllon me gurë policinë

 

Një gur i madh ka rënë në kokën e një pjesëtari të njësisë speciale të Policisë së Kosovës gjatë kohës që mbështetësit e opozitës po protestonin sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se situata e sotme ka qenë vërtet e tensionuar. Dhe se duke pasur parasysh këtë situatë, Policia e Kosovës ka hyrë edhe në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Kleani ka thënë se janë lënduar gjatë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Ai ka treguar se njëri nga ta është duke u trajtuar në QKUK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot kanë protestuar rreth 150 aktivistë, teksa deputetët nuk janë lënduar nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?