Opozita kundër, buxheti i Kosovës pritet të votohet më 11 nëntor

Kryesia e Kuvendit vendosi që më 11 nëntor të shqyrtohet buxheti për vitin 2025, në të cilën janë paraparë edhe rritja e pagave dhe pensioneve.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shprehën kundër këtij buxheti duke paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit i njëjti do të rishikohet nëse ato vijnë në pushtet. Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka votat për ta kaluar e vetme buxhetin i cili do të jetë në vlerë mbi 3.6 miliardë eurosh.

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës me kërkesë të partive opozitare, por mazhoranca e bojkotoi dhe përpos diskutimit nuk pati kuorum për votim.

SHKARKO APP