Opozita në Kosovë proteston sot për marrëveshjen Kosovë-Serbi

 

Ndërkaq në Kosovë sot opozita është në protestë. Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA vendosën pak ditë më parë që pikërisht në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë të zhvillojë një protestë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi. Protesta nis në orën 14:00 dhe është organizuar transport falas për qytetarët që jetojnë jashtë Prishtinës dhe duan t’i bashkohen kësaj proteste.Liderët e Opozitës kanë premtuar se protesta e sotme do të jetë e qetë, ndryshe nga protestat e kaluara që kanë degjenuar në përdorim të dhunës. Policia e Kosovës ka paralajmëruar se ka hartuar planin operativ për të mbikëqyrur këtë protestë.

SHKARKO APP