Ora e parë e mësimit në Kosovë i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezës
Ka nisur ndryshe viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Kjo pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, njoftoi sot të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë të mësimit, ora e parë t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezës.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit u uroi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë të më varfërve në gjithë globin, u bë dje në Selinë e Vatikanit nga Papa Françeskut.