OSBE: Zgjedhjet në Kosovë “pa incidente të mëdha”

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe “parregullsi apo incidente të mëdha”.

Ekipi i OSBE-së gjatë këtyre zgjedhjeve ka ofruar ndihmë teknike në komunat në veri të vendin, të cilat janë të banuara nga popullsi me shumicë serbe.

Sipas asaj që OSBE ka deklaruar  parregullsitë  kanë të bëjnë me “mospranimin e kartave serbëve të identitetit të disa votuesve dhe me rastet e votimit të dyfishtë ose shumëfishtë.

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se koalicioni PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 qershorit.

SHKARKO APP