Osmani dhe Konjufca apel për liberalizimin e vizave për kosovarët

Në ditën e Europës, Kosova kërkon liberalizimin e vizave. Krerët e institucioneve kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut. Në mesazhin e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi “Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave, ndërsa Prishtina duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për statusin e shtetit kandidat”. Të njëjtën thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, bëri edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas tij, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës. “Kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv”.

SHKARKO APP