Osmani i kthehet Mustafës: Nuk kam nevojë të koordinohem për qëndrimet e mia
Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa sa i takon krijimit të qeverisë së re, vjen një reagim nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Mustafa tha se bashkërendimi i Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë. Kaq mjaftoi që të reagonte kryetarja e Kuvendit, e cila theksoi se edhe Mustafa edhe secili politikan e dinë shumë mirë se nuk ka nevojë të koordinohet me askënd për qëndrimet që mban.
“Në fakt më mirë se kushdo qoftë do të duhej ta dinte zoti Mustafa. Unë i kam qëndrime e mia që burojnë nga puna ime me kolegë dhe njerëz që vërtetë e duan LDK-në, me njerëz që vërtetë e duan Kosovën në këto dy dekada… Këto qëndrimet kanë qenë gjithmonë të njëjta… Unë sërish i sfidoj se cilin qëndrim e kam ndryshuar….Me këtë çështje do të merren organet e drejtësisë… Familja ime ka mbledhur provat e nevojshme dhe ato pak a shume tregojnë ku e ka burimin një dezinformate dhe shpifje e tillë që ka për qëllim të lëndojë integritetin familjar dhe tani do t’ia lëmë në duar drejtësisë”, tha Osmani.