Osmani kritika Brukselit: Vonohen Tirana, favorizohet Serbia që bën gjithçka me Rusinë

Këtë javë BE-ja vendos për rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për mediat turke, kritikoi Brukselin zyrtar për vonesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në hapjen e negociatave.

”Shpresoj se do të përshpejtohet procesi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky proces është vonuar për rajonin dhe nuk shohim asnje arsye pse ndodh kjo.Por nuk mund te themi te njejten gje edhe per serbinë.Nuk mundeni të kërkoni anëtarësim në BE duke bërë gjithçka me Rusinë në aspektin ekonomik, ushtarak dhe tregtar, duke rritur ndikimin e Rusisë në rajon. Duhet të vendosin se çfarë duan. Për rajonin tonë BE-ja duhet të jetë opsioni i vetëm. Ne nuk kërkojmë një opsion tjetër”,-thotë Osmani.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është thelbesor për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, por Osmani nënvizon se njohja e pavarësisë dhe ndryshimi i kufijve nuk negociohen

“Dialogu ynë aktual ka të bëjë me të qenit në gjendje të jetojmë krah për krah si dy fqinjë, duke hequr pengesat në tregti, duke folur për të zhdukurit në luftë dhe duke diskutuar mbi çështje për të mirën e popujve të dy vendeve sovrane. Pavarësia dhe kufijtë e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të vijnë në tryezë, duke tërhequr vëmendjen se hapja e këtyre çështjeve për diskutim do të destabilizonte rajonin. Me përshpejtimin e njohjes së Kosovës, integrimi evropian gjithashtu do të përshpejtohet”.

SHKARKO APP