Osmani pas letrës së Biden: Përjetësisht mirënjohëse Amerikës

Presidentja aktuale në Kosovë, Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan Joe Biden për letrën e urimit për pavarësinë dhe fitoren e zgjedhjeve. Në një postim në facebook, Osmani shkruan se Biden theksoi në letrën mbështetjen e tij për Kosovën në dialogun me Serbinë dhe integrimin e saj në Europë.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë. Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, shkruan Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?