Osmani Presidente e Kosovës, Haradinaj: Vota të kontrabanduara, lufta për demokraci fillon sonte

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Preidente e Kosovës.

Haradinaj, me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se votat për Osmanin ishin të kontrabanduara dhe se sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Postimi i plotë:

“Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane. Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu ka shkruar se lufta për demokraci do të fillojë që sonte dhe ka ftuar të gjithë politikanët dhe qytetarët që të mbrojnë vlerat e Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?