Osmani pritet nga kancelari Kurz: Austria mbështet liberalizimin e vizave të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar mbështetjen e plotë të Austrisë për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Gjatë takimit që ka pasur ditën e sotme me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidentja Osmani shkruan se Kosova është e gatshme për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Një takim përmbajtësor e miqësor sot me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet partner i besueshëm dhe i gatshëm për thellimin tutje të raporteve në mes të dy vendeve tona”, shkruan Osmani.