Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa në Kosovë vdesin njerëzit për mungesë vaksinash.
Presidentja Osmani këto komente i bërë gjatë takimit me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, i cili e uroi për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani.
Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, Ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Ai ka thënë se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.