Osmani thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi menjëherë pas shifrave ditore të koronavirusit që treguan bilancin më të rëndë në vend që nga nisja e pandemisë, ku 36 persona humbën jetën.

Kryetarja e shtetit e konsideroi një ditë të rëndë këtë për Kosovën dhe përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur.

“Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?