Osmani: Vuçiç do të përdorë serbët e Kosovës për interesat e tij
Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke.
Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “EUROACTIV” kur u pyet për versionin e fundit të propozimit franko-gjerman. Edhe pse nuk dha shumë detaje në lidhje me dokumentin osmani sqaroi se njohja e pavarësisë së kosovës nga serbia do të garantonte paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Pra, ne po punojmë për ta arritur këtë. Ky është qëllimi ynë, duke pasur gjithmonë parasysh se ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin, si dhe karakterin e saj unitar siç parashikohet në Kushtetutën tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, tha Vjosa Osmani.
Presidentja osmani hodhi akuza të forta ndaj beogradit, duke pretenduar se po përdorë pakicën etnike serbe në Kosovë për interesat e tij. Ajo madje e ka krahasuar me taktikat që përdori Moska para aneksimit të Krimesë në 2014.
“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm që të mos i injorojmë këto veprime të Serbisë. Duhet të parandalojmë përshkallëzimin e situatës. Serbia vazhdon të jetë rreziku i vetëm për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne duhet tapranojmëse ekziston një burim jostabiliteti. Është vetëm një dhe po shërben si përfaqësues rus, për fat të keq, duke u shërbyer edhe interesave të Kremlinit.”