Pacolli: Dështuan edhe rugovistët, edhe komandantët
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit.
“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u leverdis qeveritarëve.
Ai ka thënë gjithashtu se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse.
Pikërisht për këtë arsye, ai ka vendosur që së bashku me ekspertët, të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën.